Nëna tmerrohet kur sheh për herë të parë vajzën e porsalindur, pasi gjatë operacionit kirurgët e prenë në…

Sep 25, 2020 | 20:28
SHPËRNDAJE

Një nënë u tmerrua kur pa fytyrën e fëmijës së saj të porsalindur të plagosur, pasi mjekët aksidentalisht e goditën atë me një bisturi gjatë operacionit cezarian.

nëna dhe vajza

Darya Kadochnikova, 19 vjeç, u detyrua të bëjë një operacion kur foshnja e saj “ndryshoi pozicion” në bark.

Adoleshentja nga Rusia, kishte planifikuar një lindje natyrale në një spital publik, por iu tha se operacioni cezarian do të ishte një mundësi më e sigurt.

nëna dhe vajza (2)

Kur u zgjua, Darya gjeti një prerje të thellë pranë hundës së vajzës së saj, poshtë syrit të djathtë.

Sipas mediave ruse, mjekët i thanë mamasë së re që foshnja e saj e porsalindur “nuk duhet të kishte lëvizur shumë” gjatë procedurës.

nëna dhe vajza (3)

Kjo nuk është hera e parë që një aksident i tillë ndodh, pasi edhe një vit më parë një nënë britanike pa se fëmija ishte plagosur dhe do të kishte probleme për gjithë jetën, pasi mjekët prerë aksidentalisht hundën e saj.

Një studim i kohëve të fundit, ku u përfshinë pothuajse 900 gra, tregon se të gjitha iu nënshtruan operacionit cezarian dhe 1.5 % deri në 1.9 % e foshnjave pësuan prerje në vende të ndryshme.

nëna dhe vajza (1)

Mjekët thonë se është jashtëzakonisht e rrallë që foshnjat e porsalindura të priten gjatë procedurës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura