Nëna e mesfushorit të Juventusit reagon ashpër ndaj presidentit: Ai është një gënjeshtar i madh, çdo futbollist dëshiron…

Jan 16, 2020 | 22:49
SHPËRNDAJE

Nëna e mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot, e cila është edhe menaxherja e futbollistit, ka sulmuar ashpër presidentin e federatës franceze.


adrien-rabiot-juventus-1568112341-25583

Në një intervistë të dhënë për “L’Equipe”, nëna e Rabiot, ka mohuar zërat që kanë qarkulluar më parë për një refuzim nga mesfushori, për të qenë rezervë me Francën në Botërorin e kaluar. “ Nuk kam pasur kontakte me Le Graët. Nuk kemi kërkuar asgjë, nuk kemi folur.

Kanë qarkulluar lajme se unë kam qenë në kontakte me të, por nuk është asgjë e vërtetë, ai është një gënjeshtar i madh. Kush futbollist nuk do të donte të luante me kombëtaren e tij? Djali im nuk ka refuzuar kurrë të jetë rezervë. Tashmë ai luan më shumë te Juventusi, dhe është gjëja që do më shumë një futbollist të bëjë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura