Nëna e 17-vjeçarit të masakruar në Itali: Ndjesë? Tani dua vetëm drejtësi, krimi ishte i mirëmenduar

Jul 23, 2015 | 10:29
SHPËRNDAJE

Debora Lulli, nëna e shqiptarit 17-vjecar të vrarë barbarisht nga dy bashkëkombësit e tij shqiptarë nuk do t’ia dijë për ndjesën e kërkuar. Ajo madje as u beson fjalëve të autorit që i theri të birin, duke thënë se nuk ka asnjë mundësi që situata të këtë ‘shkarë nga duart, pasi gjithçka duket e mirëmenduar’.

ismaele

Në një intervistë për “La Stampa”, gruaja, 42-vjecare, por që duket shumë më e re se vitet që mban, duket e rrënuar. Qan vazhdimisht, ndërkohë që pranë ka të bijën.
Ajo kap nga tavolina një shishe uji të gazuar gjysmë bosh. E merr shishen plastike në tavolinë dhe e shtrëngon fort në gjoks, më pas vendos mënjanë.

“Do ta ruaj ishte e Ismaelit tim”- thotë mes lotësh.

“Vajza ende nuk di gjë, do t’ia them ngadalë ngadalë”- thotë Debora, me flokët e mbledhur nga vapa dhe me një shikim tashmë të humbur, që të jep ndjesinë e një shikimi që nuk dihet cfarë sheh.

“Ishin shumë të lidhur e pastaj ajo është shumë e vogël për të përballuar e kuptuar një dhimbje kaq të madhe”- thotë më tej.
Gruaja rrëfen vendin në kopësht, ku Isameli e përdorte për të kaluar kohën e tij të lirë me miqtë, ndërkohë që në mur, në pjesën që ai përdorte si zonën e tij duket një poster i Vasco Rossit dhe një tjetër i Marilyn Monroe.

Pranë së ëmes është burri i saj, Michele, inxhinier, që ishte i lidhur me djalin si një baba. Ata nuk kishin pranuar të flisnin me gazetarët, por pas lajmeve të fundit kanë diçka për të thënë.

“Më lejoni të shpreh dyshimin tim për naivitetin e fjalëve që ka thënë ai që vrau tim bir. Po si ka mundësi të thuash se të iku situata nga duart, të gjitha provat tregojnë e të bëjnë të mendosh se ishte krim i paramenduar. e për cfarë, për një gjë kaq absurde. Sa për ndjesat, ky nuk është momenti për falje, ky është momenti për të kërkuar një dënim të qartë. Asgjë nuk do të më kthejë më buzëqeshjen dhe mirësinë e tim biri, po unë shpresoj në drejtësinë hyjnore dhe në atë tokësore”- thotë ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura