“Në zyrën e ministrit të Jashtëm u bënë negociata me Bullgarinë”/ Opozita maqedonase kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev

Dec 1, 2020 | 13:39
SHPËRNDAJE

VMRO-DPMNE në protestën e organizuar para Ministrisë së Jashtme në Maqedoninë e Veriut kërkoi dorëheqjen e ministrit të jashtëm Bujar Osmani, me pretekstin se gjatë fundjavës në këtë ministri janë zhvilluar negociata me palën bullgare.

protesta maqedoni

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antoni Milloshovski ka kërkuar dorëheqjen e ministri të Jashtëm Bujar Osmani, kryeministrit Zoran Zaev dhe zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

“Zaev nuk arriti që ta shndërrojë Maqedoninë në shtet evropian, por arriti t’i bashkojë qytetarët kundër tij dhe të kërkojnë dorëheqjen e tij. Askush nuk ka të drejtë të tregtoj me heronjtë, vetëm e vetëm që të mbetet në pushtet. Nuk guxojmë t’i harrojmë luftëtarët që dhanë jetën për Maqedoninë dhe atë nga shteti që ishte okupatorë në Maqedoni. Andaj vlerësojmë se as Bujar Osmani, as Zoran Zaev dhe s Nikolla Dimitrov nuk kanë të drejtë të tregtojnë me interesat e shtetit tonë”, tha Milloshoski, raporton Alsat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura