Në vitin 2003 vrau me armë zjarri aktoren hollivudiane/ Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare producenti i njohur, ja shkaqet e vdekjes

Jan 17, 2021 | 19:12
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare ndërsa po vuante dënimin për vrasje producenti muzikor amerikan Phil Spector.

vdes

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet në Kaliforni. Raportohet se ai u shpall i vdekur për shkaqe natyrore pasditen e të shtunës në spital. Megjithatë do të jenë ekzaminimet mjekësore që do të përcaktojnë shkakun zyrtar të vdekjes.

Spector ka një karrierë të pasur muzikore, ku ka punuar me ikona të muzikës si Beatles, Righteous Brothers, Ike dhe Tina Turner. Ai konsiderohet një producent që e ka revolucionarizuar muzikën Pop.

Në vitin 2009 ai u dënua me 19 vjet burg për vrasjen e aktores hollivudiane Lana Clarkson, ngjarje e ndodhur në vitin 2003. Aktorja u gjet e pajetë në shtëpinë e Spector në Alhambra, Kaliforni.

Ajo kishte marrë plagë në kokë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Spektor pretendoi se shkrepja e armës kishte qenë aksidentale, por u fundos nga dëshmia e katër grave që dëshmuan se ai kishte kërcënuar aktoren me armë në të kaluarën.

producenti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura