Në stol me Kombëtaren, por vlera e kartonit të Bajramit me “ashensor” në ngjitje

Oct 15, 2021 | 17:31
SHPËRNDAJE

Edhe pse në stol me Kombëtaren në dy takimet e tetorit, kartoni i fantazistit të Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, ka pësuar rritje.

bajrami

Në qershor të këtij viti, kartoni i Bajramit kushtonte 6 milionë euro, por ditën e djeshme klubi i Empolit ka njoftuar se cilido që do të dëshirojë shërbimet e shqiptarit, duhet të derdhë në arkat e klubit 10 milionë euro. Bajrami kështu bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë tek Empoli pas ish-lojtarit të Interit, Pinamonti, që vlen 12 milionë euro.

Ai shihet si një nga lojtarët kryesorë në pjesën e sulmit të Empolit dhe sezonin e ri e ka nisur në mënyrën më të mirë dhe vlera e tij në merkato sa vjen dhe rritet. Empoli pagoi 800 mijë euro të Grasshopers dy vite më përpara, për të firmosur me shqiptarin e lindur në Zvicër dhe tani kërkon 10 milionë euro.

Sipas mediave italiane, pas Bajramit është vënë skuadra e Sasuolos, të cilët po e shqyrtojnë si mundësi firmosjen me të që në merkaton e janarit. Trajneri aktual i Sasuolos, Alesio Dionisi, e njeh mjaft mirë lojtarin pasi të dy sezonin e shkuar ishin pjesë e Empolit në Serinë B. Dionisi kërkon që të ketë përsëri shërbimet e Bajramit, por këtë herë te Sasuolo.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura