“Në Shqipëri u ul konsumi, papunësia te të rinjtë mbetet e lartë”

Apr 29, 2016 | 13:08
SHPËRNDAJE

Shkalla e papunësisë te të rinjtë të grupmoshës 15 deri në 29 vjeç në nivelin 32.2 për qind u vlerësua nga Komisioni Europian se ka mbetur shumë e lartë. Papunësia për grupmoshën 15 deri në 64 vjeç arriti 17.7 për qind, me një rritje 0.2 për qind. Komisioni Europian publikoi dje raportin për vlerësimet e ekonomisë në 2015-n. Sipas raportit, rritja ekonomike në 2015-n vlerë- sohet 2.6 për qind e nxitur nga investimet dhe eksportet neto, por, nga ana tjetër, konsumi ka rënë.

 

Selia e Komisionit Europian
Selia e Komisionit Europian

“Në bazë të të dhënave tremujore, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2015 si një e tërë ka qenë 2.6%, e nxitur nga investimet e larta dhe eksportet neto. Në të njëjtën kohë, konsumi privat dhe publik është ulur”, thuhet në raportin e Komisionit Europian. Në analizën që u bëhet treguesve ekonomike për vitin 2015, Komisioni Europian vlerësoi se rritja ekonomike është ngadalë- suar në 3-mujorin e fundit të 2015-s në 2.2 për qind, ndërkohë që në dy tremujorët e mëparshëm ishte 3 për qind. Ndikim i rënies ekonomike në 3-mujorin e fundit ka qenë nga sektori i industrisë, ndërsa kontributin më të madh të rritjes e ka dhënë ndërtimi.

“Nga ana e prodhimit, sektori i ndërtimit ka dhënë kontributin më të madh të rritjes së ekonomisë në tremujorin e katërt të vitit 2015 me 1.5 për qind, duke kompensuar rënien në bujqësi në 0.37 për qind dhe të industrisë në 0.38 për qind. Performanca e fundit ishte e ndikuar nga rënia e prodhimit në industrinë nxjerrëse dhe uljes së vazhdueshme të çmimit të naftës”, thuhet në raportin e Komisionit Europian.

Në raport, ndër të tjera, thuhet se borxhi publik arriti në nivelin 72.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në raportin për ekonominë, Komisioni Europian vlerësoi se niveli i lartë i kredive me probleme ka ndikuar në uljen e kreditimit të ekonomisë.

“Niveli i lartë i kredive me probleme vazhdoi të ndikojë mbi kreditimin, edhe pse raporti i kredive me probleme ka rënë në 17.7% në fund të tremujorit të katërt të vitit 2015 nga 20.2% në tre muajt e mëparshëm, si rezultat i fshirjes së detyrueshme të huave të humbura. Stoku i kredisë për sektorin privat ishte 2.6% më i ulët në shkurt, në raport me një vit më parë, jo e rregulluar me efektin e huave të humbura”, përfundon raporti i KE-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura