“Në protestë kundër hajdutërisë dhe korrupsionit”- Thirrja e Klevis Balliut: Ta shpëtojmë Tiranën nga kthetrat e 5D

Apr 29, 2024 | 16:17
SHPËRNDAJE

Koordinatori Rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin nesër në protestë.

balliu

Në një deklaratë për mediat, ai thotë se duhet të protestohet kundër hajdutërisë dhe korrupsionit.

Sipas tij, duhet ta shpëtojmë Tiranën nga ajo që ai e quajti “kthetrat 5D”.

“Në një akt të shëmtuar dhe kriminal të një drejtësie që i jargavitet pushtetit të kriminalizuar të kryetarit të organizatës kriminale 5D, Erion Veliajt, gjykatat kanë kryer gjyq ndaj një protestuesi.

Në një gjyq të fshehtë si në kohën e Ballukut, Hazbiut dhe etërve të tyre, ndaj një djali të ri Mariglenit, gjykatat e Ramë-Veliajt vendosën arrest me burg sikur po dënonin kreun e një organizate terroriste apo kriminale.

Krimi i tij ishte protesta bashkë me mijëra të tjerë kundër vjedhjes monstruoze të Erion Veliajt që e ka kthyer bashkinë e Tiranës nga institucion shtetëror në institucion të hajdutërisë.

Kjo dëshmon edhe njëherë të kujt janë gjykatat, për kë punon drejtësia, në xhepin e kujt janë gjyqtarët.

Ne nuk ndalemi, ne nuk do reshtim së përballuri me qeverinë, bashkime dhe drejtesinë e kapur. Sot edhe më shumë se kurrë sot, sot edhe për Mariglenin.

Partia Demokratike i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe drejtësisë së kapur të distancohet nga përndjekja e qytetarëve e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë dhe të pushoje së qeni vegël në dorë të pushtetit.

Drejtesia të arrestojë kriminelin kryesor në këtë aferë, Erion Veliajn, pronarin faktik të inceneratoreve dhe kryetari organizatës kriminale 5D.

Ftojmë çdo qytetar nesër ora 16:30 bashkë më shume se kurrë, më fortë se kurrë në protestë kundër hajdutërisë dhe korrupsionit.
Nesër të bashkuar për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e 5D të Veliajt, nga ëekiçi i blerë i drejtësisë së re!”, tha Balliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura