Avokatët e ish-kryeministrit, Sali Berisha kanë depozituar në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ajo është në kushtet e papajtueshmërisë, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Sipas përfaqësuesve ligjorë të Berishës, Irena Gjoka është në kushtet e papajtueshmërisë për shkak të ekzistencës së një vendimi të Gjykatës Administrative të Athinës të vitit 2004, për ndalim të lëvizjes së magjistratja në zonën Shengen për 10 vite, vendim që sipas tyre, ajo nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.
Në seancën e datës 14 majit, avokatët e Sali Berishës i kërkuan gjyqtares të hiqte dorë nga gjykimi i dosjes “Partizani” duke i dorëzuar edhe vendimin e gjykatës greke, si edhe një kopje të gazetës “Protothema”, ku ishte publikuar vendimi.
Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej dhjetorit 2023.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al