Në pritje të binjakëve, Genta Ismajli dhe biznesmeni turk zbulojnë gjininë fëmijëve të tyre! Momentet nga festa

Dec 4, 2021 | 19:54
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Genta Ismajli dhe partneri i saj turk Usta, janë në pritje të bëhen prindër të dy fëmijëve binjakë.

gentaismajli

Ditën e sotme, artistja kosovare ka zbuluar dhe gjininë e dy fëmijëve që pritet të sjellë në jetë.

Genta Ismajli ka organizuar një festë e njohur si “Gender reveal party” ku zbulohen gjinitë e fëmijëve.

Këngëtarja duket sikur ka “qëlluar në shenjë”, pasi bën të ditur se do të bëhet prind i një vajze dhe një djali.

Ajo ka postuar në adresën e saj në Youtube, një video nga organizimi i festës ku të pranishëm kanë qenë të afërm të saj.

Në fund ka zbuluar nga një kuti, disa tollumbace blu dhe rozë, ngjyra që simbolizojnë gjinitë e fëmijëve.

LEXONI EDHE: Genta Ismajli pret binjakë, historia me biznesmenin turk 40-vjeçar që i ndryshoi planet dhe jeta e re në Zvicër

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura