Afërdita Dreshaj është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe së shpejti do të sjellë në jetë një djalë.
Së fundmi, modelja ka udhëtuar drejt New York-ut bashkë me partnerin e saj, Jakub Kindl, dhe me motrën, Jehona Dreshaj.
Kjo për shkak se ajo ka vendosur të realizojë një set fotografik profesional e këtë ia ka besuar vetëm Fadil Berishës, i cili do të përjetësojë momentin më të bukur të jetës së saj.
Këngëtarja ka ndarë në Instastory momente nga seti fotografik, përfshirë edhe disa nga pamjet që ka zgjedhur.
Afërdita po merret me përgatitjet e fundit për të pritur vogëlushin në shtëpi.
Ajo ka treguar se e i ka bërë gati gardërobën, në të cilën bien në sy veshje sportive në ngjyra të ndryshme.
Modelja ka blerë që tani edhe lodra, që do e shoqërojnë të voglin gjatë gjithë rritjes së tij. Nga detajet në foto, vihet re se veshjet e vogëlushit janë nga markat më të njohura ndërkombëtare si “Dior” apo “Fendi”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al