Në moshën 95-vjeçare vendos të kandidojë në zgjedhjet parlamentare, kush është ikona e kinematografisë italiane që tenton të sfidojë politikanët

Aug 16, 2022 | 7:57
SHPËRNDAJE

Ikona e kinematografisë italiane Gina Lollobrigida ka deklaruar se do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme për Parlamentin në Itali, pavarësisht se është në moshën 95-vjeçare.

gina

Gina ka shpallur kandidaturën e saj për senatore me partinë ISP në zgjedhjet e ardhshme, duke deklaruar se është lodhur nga grindjet e politikanëve.

ISP është një aleancë e re politike euroskeptike kundër Mario Dragit dhe kundërshton dërgimin e armëve në Ukrainë dhe Atlanticizmin e shkatërruar nga lufta.

Megjithatë, nuk është hera e parë që Gina Lollombrigida  tenton të merret me politikë, pasi në vitin 1999 mori pjesë në zgjedhjet evropiane si kandidate e demokratëve të Prodit.

Në një intervistë për Corriere della Sera, Gina tha se ishte frymëzuar nga Mahatma Gandhi dhe “nga mënyra se si ai i bënte gjërat, duke mos përdorur dhunë”.

Ajo gjithashtu shtoi se ka qenë një mike e ngushtë e kryeministres së parë femër të Indisë, Indira Gandi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura