“Në mes të gjithë kësaj jemi të bekuar”- E tradhtoi por e fali, aktori ndan lajmin e bukur: Së shpejti do …

Mar 25, 2020 | 10:52
SHPËRNDAJE

Kevin Hart dhe bashkëshortja e tij Eniko Hart kanë disa lajme pozitive për të ndarë me fansat e trishtuar nga përhapja e pandemisë së koronavirusit.

Çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Lajmi u zbulua nga Eniko në një postim në Instagram të martën.

Ajo publikoi një foto ku pozoi pothuajse e zhveshur dhe binte në sy barku i saj i rrumbullakosur.

“Në mes të gjithë kësaj ne jemi të bekuar dhe shumë mirënjohës,”– shkroi ajo. “Së shpejti do jemi një familje prej 6 personash.”

Ata janë martuar në vitin 2016 dhe kanë një djalë Kenzo Kash Hart të lindur në vitin 2017. Hart ka edhe dy fëmijë të tjerë me ish-bashkëshorten e tij, Torrei, Heaven 15 vjeç dhe Hendrix 12 vjeç.

Hart ka pranuar se tradhtoi Eniko ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë. Ajo mësoi tradhtinë kur dikush i dërgoi mesazh në Instagram. Por bashkëshortja e fali aktorin dhe të dy vazhduan jetën së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura