“Në kushte të rënduara psikologjike”, burri hidhet nga pallati dhe transferohet në spital

Dec 16, 2019 | 15:38
SHPËRNDAJE

Një burrë është hedhur nga pallati, pak minuta më parë në rrugën “Thanas Tashko”, në Tiranë.

ambulance

Policia njofton se burri, ende i paidentifikuar ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Ai është transferuar në spital, por ende nuk ka asnjë të dhënë për gjendjen e tij. Në vendngjarje kanë shkuar grupet hetimore dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 15:05 në rrugën “Thanas Tashko” është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në kushte të rënduara psikologjike një shtetas ende i paidentifikuar, i cili u dërgua në spital për trajtim mjeksor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura