“Në katër ditë, 4 të vrarë”- Siguria në vend, Berisha: Krim-ministri sulmon mediat me tritol e dinamit

Mar 30, 2023 | 12:48
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjeve të fundit që tronditën vendin. Ai u shpreh në Kuvend se “në 4 ditë janë vrarë 4 persona nën moton ‘kokën e njëri tjetrit”, “Rendi në duart e krimit”, “policia nuk ekziston”,” që sipas tij po detyron shqiptarët të largohen nga vendi.

Berisha akuzoi Ramën se ka në platformën e tij qeverisëse gjenocidin ndaj shqiptarëve, duke thënë se “krim-ministri sulmon me tërbim, tritol e dinamit mediat”.

“Nuk është këtu ministri familjes, 4 ditë 4 të vrarë në moton ‘kokën e njëri tjetrit”, moton “Rendi në duart e krimit”, në moton “policia nuk ekziston”.

Kjo është siguria, dhe këto janë kushte të kalkulueshme për largimin e shqiptarëve. Kjo është pjesë e platformës së genocidit që ushtrohet ndaj qytetarëve shqiptarë. Një kryeministër që sulmon me tërbim mediat, me tritol, me dinamit, që inkoheron breshëritë ndaj mediave të tjera me qëndrimet e tij”, tha Berisha.

Është krim-ministër nuk mund të quhet kryeministër. Dhe në kulmin e vrasjeve prisni kur të deklarojë sërish se rendi sot është më i mirë se kurrë në histori.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura