Italia sërish me shumë viktima, 756 të vdekur në 24 orë. Instituti i Shëndetësisë alarmon kundër trajtimeve në shtëpi të sugjeruara në internet

Mar 29, 2020 | 18:20
SHPËRNDAJE

Me publikimin e buletinit të fundit në Itali, u pa se tendenca e rritjes së njerëzve aktualë pozitivë për koronavirus mbetet e qëndrueshme. Sot janë 3,851 raste të reja pozitive në total, por është një numër i qëndrueshëm në krahasim me ditët e kaluara.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 është ende në rritje: janë 756 njerëz të vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar gjithsej numrin e viktimave në 10,779 vetë.

itali

Të shëruarit e tejkalojnë shifrën 13,030 njerëz, një rritje prej 646 rastesh të reja shërimi.
Numri i të infektuarve total italianë arrin kështu në 97,689 njerëz. Nga këto, 73,880 janë akoma pozitivë. Pej tyre, 58% janë në izolim në shtëpi, pa simptoma ose me simptoma të buta.

Situata në Lombardi
Numri i vdekjeve të koronavirusit në Lombardi, rajoni verior i prekur më keq në këtë vend, është rritur me rreth 416 viktima brenda një dite, me totalin 6,360 të vdekur vetëm në kë rajon. Kjo shifër është më e ulët se ajo e raportuar të shtunën, me 542 viktima, e cila ishte e dyta më e madhe që kur shpërthimi u shfaq për herë të parë, pak më shumë se pesë javë më parë. Çdo shifër më e ulët ngjall një shpresë në Itali se situata dalëngadalë mund të shkojë drejt normalizmit.

Numri i rasteve në rajon, i cili përfshin edhe kryeqytetin financiar të Italisë, Milanon, u rrit me 1,592 vetë në 41,007 gjithsej.

Alarmi i ISS
Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali është vënë në kërkim të një ilaçi që mund të jetë efikas në luftën kundër koronavirusit, mes shumë eksperimenteve që po bëhen në të gjithë botën se cili prej ilaçeve ekzistuese mund të funksionojë më mirë te pacinetët e ndryshëm në Itali. Por qëndrimi zyrtar i mjekëve dhe shkencëtarëve shpesh sfidohet me lajmet e rreme që qakullojnë dhe sugjerimet për ilaçe me përbërës që gjenden në shtëpi.

Patrizia Popoli, drejtore e Qendrës Kombëtare për Hulumtime dhe Vlerësim Preklinik të Drogave të ISS, theksoi se “Në asnjë rast nuk është e arsyeshme përdorimi i terapive të bëra vetë për trajtimin e Covid-19. Të gjitha ilaçet kanë efekte anësore pak a shumë serioze, dhe vetëmjekimi përfshin rreziqe edhe më serioze kur përdorni ilaçe të paautorizuara. Në rast të blerjeve në internet, atëherë këto rreziqe shumëzohen sepse ilaçi mund të jetë i falsifikuar”, paralajmëroi ajo e alarmuar.

Përveç ilaçeve, ka edhe teori pär pajisje mbrojtëse të “bëra në shtëpi”. Ernesto Iadanza, anëtar i komisionit biomjekësor të Urdhrit të Inxhinierëve të Firencës dhe profesor i inxhinierisë klinike në Universitetin e Firencës, si dhe kryetar i Divizionit të Vlerësimit të Teknologjisë Shëndetësore (HTA) të Federatës Botërore të Inxhinierëve Biomjekësorë thekson se: “Nuk mund të improvizosh” pajisje në shtëpi.

Ka shumë kërkesa që arrijnë ditët e fundit për inxhinierë nga sipërmarrës dhe qytetarë që duan të realizojnë pajisjet e tyre mjekësore ose mbrojtëse për pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor. Por kjo ka rreziqe të mundshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura