Në festë kryeson birra e parë shqiptare, menaxherja: “Birra Korça” premton shërbim me birrën më të mirë, shërbehet me çmim promocional

Aug 16, 2023 | 20:14
SHPËRNDAJE

Festa e Birrës në Korçë zhvillohet për të 17 vit radhazi, ku turistë nga i gjithë vendi dhe të huaj do të jenë pjesë e festës më të madhe verore.

KORCAA-691x450

Menaxherja e “Shtëpisë së Birrës”, Arsenida Gjiriti në një intervistë për ‘News 24’ ka ka ftuar të gjithë turistët që të mos humbasin shijen e Birrës Korça.
Gjithashtu ajo sqaroi se “Shtëpia e Birrës” ka ardhur me një risi dhe se do të shërbehet me një çmim promocional për të gjitha netët e festës së birrës.

“Ofrohet një gatim tradicional dhe padyshim birra më e mirë, Birra Korça. Këto ditë kemi vendosur një çmim promocional për klientët tanë. I uroj të gjithë shqiptarëve që gëzojnë festën me birrën Korça”, u shpreh menaxherja e Shtëpisë së Birrës Korça.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura