“Ne duhet të pushtojmë Brukselin”- Viktor Orban hap fushatën për zgjedhjet e BE: Udhëheqja duhet të largohet

Apr 19, 2024 | 21:05
SHPËRNDAJE

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, të premten pikturoi një tablo të zymtë të një Evrope që shkon në prag të konfliktit të armatosur, në një fjalim teksa po hapte fushatën e partisë së tij për zgjedhjet e Bashkimit Evropian.

orban

Ndërsa po fliste para anëtarëve të partisë së tij Fidesz, lideri populist i krahut të djathtë këmbënguli se liderët evropianë i kanë bërë vendet e tyre pjesëmarrëse aktive në luftën në Ukrainë dhe kërkoi një ndryshim të udhëheqjes në BE, raporton AP.

“Udhëheqja në Bruksel duhet të largohet. Nuk meriton një shans tjetër. Duhet të ketë ndryshim në Bruksel. Kjo nuk do të ndodhë vetvetiu. Ne duhet ta bëjmë atë. Ne duhet të pushtojmë Brukselin”, ka thënë Orbani.

Fjalimi i Orban, i cili zgjati rreth 15 minuta, u mbështet shumë në temat për të cilat ai ka bërë fushatë për vite me radhë: një refuzim i imigrimit, armiqësi ndaj të drejtave të LGBTQ+ dhe pretendimet se BE-ja është bërë një forcë shtypëse në Evropë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura