Në ditët e fundit të shtatzënisë, Klea Huta publikon foton e ëmbël me barkun e rrumbullakosur

May 18, 2020 | 16:47
SHPËRNDAJE

Klea Huta vazhdon të ndajë detaje nga shtatzënia e saj me ndjekësit në rrjetet sociale. Ajo së fundmi publikoi një foto të ëmbël teksa tregon barkun e madh të rrumbullakosur.

Në foton bardh e zi, ajo mban dorën sipër barkut të saj. Klea është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe do bëhet nënë e një djali.

Ajo dhe partneri i saj Elgit Doda do bëhen prindër për herë të parë dhe moderatorja është shprehur që mezi pret që foshnja e saj të vijë në jetë dhe ta mbaj në krahë.

Gjatë periudhës së shtatzënisë, Klea ka ndarë me ndjekësit detaje nga përgatitja për tu bërë nënë duke filluar nga rrobat e bebit tek krevati i tij.

“Mami mezi pret të të takojë,”- shkroi ajo në një foto.

Padyshim ky është një moment shumë i lumtur për çiftin e dashur të showbizz, pasi jeta e tyre do ndryshojë shumë me shtimin e anëtarit të ri në familje.

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura