Ndryshon data për përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja kur mund të kontrolloni statusin

Dec 15, 2017 | 20:47
SHPËRNDAJE

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka njoftuar se lista e fituesve do të shpallet në faqen zyrtare jo si gjithmonë më 1 maj por në datën 15 maj.

lotaria

Sipas një njoftimi zyrtar për lotarinë amerikane, thuhet se “këtë vit nuk do te jete data 1 maj për te kontrolluar përgjigjet e Lotarisë Amerikane”. Këtë vit përgjigjet për lotarinë Amerikane do të mund të kontrollohen online ne date 15 maj 2018. Data është e vendosur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Duke filluar nga 15 maji 2018, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes. Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura