Ndryshojnë linjat e urbanëve dhe stacionet në kryeqytet (VIDEO)

May 23, 2016 | 17:11
SHPËRNDAJE

Ndryshojnë linjat e urbanëve dhe stacionit e tyre në kryeqytet. Ky vendim pritet të miratohet sot në mbledhjen e këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj ai që prezantoi ndryshimet, si për shtimin e linjave, zgjatjen e atyre ekzistuese dhe stacionet e reja se ku qytetarët do hipin në urbanë.

urbane-autobusa-tirane-2-700x467

Stacionet kryesore që do ndryshojnë janë për disa nga linjat që përdoren më shumë nga qytetarët, siç janë “Unaza”, “Tirana e re” dhe linja “Kombinat-Kinostudio”.

Veliaj tha se do shtohet linja “Selitë-Kristal-Qendër-St.Trenit-Allias”, “Sauk-Kopshti Zoologjik- Ish St.Trenit” linja e “Kasharit” do operojë në zonë unazore, rreth zonës së Kasharit dhe do zgjatet ne rrugen “Dritan Hoxha”.

Sipas vendimit, bashkohet linja “ish-Kombinati i Autotraktorëve-Institut”

Linja “Laprakë” do të funksionojë në formë unazore deri në “Ish Kombinat”.

Linjë e re do jete “Ish stacioni i Trenit- Sauk-Senatorium”.


Ndryshojne linjat e urbaneve ne kryeqytet by gazeta-panorama

do zgjerohet Linja “Qyteti Studenti-Jordan Misja” ku do t’i shtohen stacionet

Linja “Procelan” do të ketë një shtrirje deri në Linzë

Linjës “Uzina Dinamo-Sharrë” do i ndryshojnë stacionet

Linjës “Kombinat-Kinostudio” do t’i ndryshojë numri i stacioneve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura