Ndryshimi i ligjit për betimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, Vasili poston qëndrimin e Komitetit të Helsinkit: I vunë vulën …

Feb 19, 2020 | 16:43
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas qëndrimeve të Komitetit të Helsinkit lidhur me tentativën e qeverisë për të ndryshuar “Ligjin e Gjykates Kushtetuese”.

petrit-vasili

Në një postim në facebook, Vasili shkruan se bëhej për të për të hequr betimin te presidenti i Gjykatësve të Kushtetueses.

Reagimi i plotë:

Mirenjohje per qendrimin dinjitoz te Komitetit te Helsinkit ne mbrojtje te Kushtetutes!!

Komiteti i Helsinkit me kthjelltesi profesionale te larte dhe me vetedije kushtetuese dinjitoze ka formuluar qendrimet e tij per tentativen puçiste te rilindjes per te ndryshuar ” Ligjin e Gjykates Kushtetuese”.

Ky ndryshim i rilindjes behej per te per te hequr betimin te presidenti te Gjykatesve Kushtetues duke shkelur turpshem e dhunshem Kushtetuten dhe duke i vene shkelmin Reformes ne Drejtesi.

Komiteti i Helsinkit i ve vulen se:

1.S’ka ligj qe te dale mbi Kushtetuten.

2.Ligji ishte nje puç i pakonsultuar me askend.

3.S’ka asnje shans qe ligji te kete fuqi prapavepruese

4.Ligjet e miratuara si pjese e Reformes ne Drejtesi nuk mund te behen prone e puçisteve te rilindjes.

5.Akti i betimit nuk eshte aspak nje akt formal, por nje moment kyç ne certifikimin e integritetit te personave qe marrin funksione kushtetuese.

6.Roli i presidentit eshte kyç dhe pazevendesueshem ne ekulibrat e shtetit,ne unitetin e shqiptareve dhe ne integritetin e i institucioneve kushtetuese.

1 2 3 4

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura