Ndryshime në kupolën e policisë, ja lëvizjet në Tiranë, Elbasan dhe Fier

Apr 27, 2015 | 12:01
SHPËRNDAJE

Ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Ardian Çipa emërohet zv/drejtor i përgjithshëm i Krimeve të Rënda, vend i mbetur vakat pas emërimit të Haki Çakos në poston e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ardian Çipa

Ervin Hodaj, i cili mbante postin e drejtorit të policisë së Fierit, është emëruar në vend të Çipës në postin e drejtorit të Policisë së Tiranës. 

Neritan Nallbati nga drejtor i policisë së Elbasanit është emëruar drejtor i policisë së Fierit. Në vend të tij në Elbasan është emëruar Alfred Çepe.

Sakaq mësohet se Rebani Jaupaj, i cili mban postin e zv/drejtorit të Krimeve të Rënda është emëruar drejtori i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura