Ndryshime në administratë, transferohet drejtori i Hetimit në Dogana, shkarkohen dy punonjës

Apr 28, 2015 | 18:54
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas përfundimit të auditimit në Drejtorinë e Përgjithshme e Doganave, mësohet se janë firmosur lëvizjet e disa prej zyrtarëve të lartë të kësaj administrate.

Burime jozyrtare konfirmojnë se është transferuar nga posti i Drejtorit të Hetimit në Dogana, Artur Sejati, ndërsa flitet që në këtë post të emërohet Elvis Koka.

Gjithashtu mësohet se për dy punonjës të tjerë në Drejtorinë e Doganave, këshilltarja e projekteve, Erarba Çiraku dhe drejtori i Investimeve Lumtor Shkeli, u janë bërë gati shkresat për largimin nga puna.

Këto ndryshimet thuhet se po bëhen në bazë të një auditi të kryer më parë brenda administratës doganore, ndërkohë që priten të tjera lëvizje zyrtarësh. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura