Ndodhi sot, presidenti Trump bën një prej kërcënimeve më diktatoriale

Oct 11, 2017 | 17:11
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar sot se do ta mbyllë televizionin NBC dhe rrjetet tjera televizive amerikane, duke thënë se ato shesin lajme të rreme.

trump

“Me gjithë ato lajme të rreme që po dalin nga NBC dhe rrjetet tjera televizive, kur është momenti i duhur për t’ua ndaluar licencat? Shumë keq për vendin!”, shkroi Trump në profilin e tij zyrtar në Twitter, shkruan FoxNews.

Reagimi i Trumpit vjen ndaj një artikulli të shkruar nga NBC, në të cilin thuhej se Trump kishte kërkuar që arsenali bërthamor i SHBA-së të rritej dhjetëfish pasi e kishte rishikuar një broshurë informuese e cila tregoi se arsenali bërthamor i SHBA-së ka pësuar rënie të qëndrueshme që nga vitet 1960-ta.

Në këtë artikull citoheshin tre zyrtarë amerikanë të cilët ishin prezent në sallë kur Trump i kishte bërë këto komente.

“NBC i rremë e sajoi një artikull kinse unë kam kërkuar rritje dhjetëfish në arsenalin tonë bërthamor”, ka shkruar Trump.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura