Ndodh për herë të parë në historinë e Serisë A, ja risia që vjen këtë javë

Apr 25, 2024 | 15:17
SHPËRNDAJE

Në përzgjedhjen e arbitrave të javës së 34-t të Serisë A do të ketë një risi. Për herën e parë në historinë e kampionatit italian, në fakt, arbitrat e një ndeshje do të jenë të gjitha femra.

 

gjyqtare-serie-a

Bëhet fjalë për ndeshjen Inter-Torino, që do të zhvillohet këtë të diel në orën 12:30. Shoqata Italiane e Arbitrave ka zgjedhur Maria Sole Ferrieri Kaputi, si arbitër kryesor, ndërsa asistentet do të jenë Franceska Di Monte dhe Ticiana Trashiati. Një përzgjedhje e tillë nuk ishte bërë kurrë në kategorinë kryesore të futbollit italian, por ka ndodhur në Kupën e Italisë dhe Serinë B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura