Pashkët, Basha uron besimtarët ortodoksë: Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja plot me shpresë dhe besim

May 4, 2024 | 22:18
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët me rastin e Pashkën Ortodokse përmes një postimi në rrjetet sociale.

basha

Basha uron që ‘drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të triumfojë mbi çdo dhimbje dhe padrejtësi’.

Urimi i Bashës për besimtarët:

“Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!”

Të dashur besimtarë ortodoksë, nga zemra ju uroj për shumë vjet gëzuar Pashkën, këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën!

Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të triumfojë mbi çdo dhimbje dhe padrejtësi.

Nga mot gëzuar!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura