Ndocaj sulmon Majkon: Të dalë nga Veriu se ka që në 98-ën që s’ka shkelur

Feb 9, 2016 | 14:12
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi Majko e quajti histori humori kandidimin e deputetit të Lezhës Eduard Ndocaj për kryetar të PS-së përballë Ramës dhe Blushit, “kaubojsi” sulmon deputetin socialist.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Ndocaj shkruan se Majko ka dëshirë të jetë President i vendit, por për të bërë këtë, ai e fton të dalë më shpesh në Veri, ku ka qenë për herë të fundit në vitin 98.

eduart-ndocaj-4

Statusi i plotë i Eduard Ndocaj:

Majko për t’u bërë President duhet të dalë më shpesh në Veri. Hera e fundit që e kanë parë veriorët ka qenë viti ’98 në Kukës.

PandeliU e argumentoi kandidimin e z. Ndocaj se nuk mundet, sepse ka vetem tre muaj tek PS.  Ne e kuptojme deshiren e madhe te Majkos per te qene Presidente i Republikes. Ne nuk jemi kundra kandidatures se tij edhe pse ai eshte kundra kandidatures se z. Ndocaj.

Per tu bere Majko President Republike, nuk mjafton vetem pelqimi i Rames apo i Partise, duhet edhe pelqimi i verioreve. E ftojme Majkon te dale ndonjehere nga veriu se hera e fundit qe e kane pare verioret ka qene viti ’98 ne Kukes.

Po ashtu shpjegojme se Ndocaj ka kontribuar tek PS qe nga 2011.

Po edhe sikur te mos kishte kontribuar ne 2011, ai ka kontribuar qe ne 2013 e deri sot bejne 3 vjet.

Ndoshta Majko s’ka qene i interesuar per listat e Veriut e cfare behej politikisht ne 2013 ne Lezhe, Lac, Kurbin e Rreshen?!

Ndoshta Majko ka kohe qe smerret me ceshtjet e Partise e kontribute e mirenjohje cileson vetem statusin e deputetit.

Po ashtu, Majko eshte Senatore i PS e pritej qe te thoshte dy fjale per kecenimet e Ndocaj para se te komentonte kandidaturen.

Ne jemi para se gjithash njerez e pastaj edhe politikane.

Megjithate, komenti i Majkos per Ndocaj eshte thjeshte opinion e ndoshta i duhet per tu bere Presidente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura