Ndjesa e Klodi Lesit: Më tha se s’do shihja më fëmijët, por s’di si e vrava

Jan 30, 2016 | 10:58
SHPËRNDAJE

Me një ndjesë publike familjes së gruas dhe dy fëmijëve që i la jetimë Klodi Lesi, shqiptari që vrau gruan greke është munduar të shfajësohet për krimin para gjykatës.

Klodi Lesi
Klodi Lesi

Mediat greke raportojnë se ai ka treguar për ngjarjen, por nuk ka ditur të thotë saktësisht se ai arriti ta vriste gruan me thikë.

“I kërkoj falje familjes së gruas sime, fëmijëve të mi dhe shoqërisë. I kërkoj falje edhe policisë greke që i solla vërdallë për 18 ditë dhe fëmijëve të mi që i lashë jetimë”- ka thënë ai.

“Unë nuk i kisha parë fëmijët e mi që nga Krishtlindjet dhe kështu unë i kerkova të merrja djalin për dy ditë gjate Epifanisë dhe ajo pranoi. Por atë ditë ajo e mori prapë. Kur dola prapë për t’i parë fëmijët ajo më tha se nuk do t’i shoh më. aty mendja ime u bllokua, shkova në shtëpi, por pastaj nuk mbaj mend gjë”- tha ai.

Ai ka thënë se kujtesa iu kthye më vonë kur pa veten me djalin e vogël dhe duart e lara me gjak. “Unë pashë gjak në duart e mia. Pasi kuptova se isha mire me shenëndet dhe nuk kisha pësuar gjë, kontrollova djalin, ai ishte po ashtu mirë. Pastaj kuptova se diçka e keqe duhet të kishte ndodhur, por jo se kisha vrarë gruan time “, tha ai.

Ai shtoi me tej se nuk imagjinonte të kishte bere dica te tille. “Unë nuk mund të imagjinoja që kam bërë diçka të keqe. Mendova të shkoj në stacionin policor për të dorëzuar fëmijën. Por unë nuk e bëri sepse unë mendova se do të abuzohej gjatë arrestimit dhe nuk doja ti lija ate imazh ne kujtese tim biri”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura