Ndjekje si në filma, hodhën kokainën nga makina dhe ia mbathën me vrap. Çfarë i tradhtoi dy shqiptarët

Nov 17, 2019 | 10:28
SHPËRNDAJE

Karabinierët ne Città della Pieve arrestuan dy shtetas shqiptare, qe pasi iu be shenje te ndalonin makinen bene manovra dhe shtuan shpejtesine, nderkohe qe me pare kishin hedhur drogen nga dritarja.

karabinieri

Mediat italiane shkruajne se ata me pas e braktisen mjetin dhe ia mbathen me vrap ne kembe, por policia mundi qe t’i ndalonte.

Shqiptaret, emrat e te cileve nuk behen te ditur jane te moshes 30 dhe 32 vjec dhe ata u tradhtuan nga levizja e menjehershme qe bene sapo pane karabinieret.

Policia pa se njeri prej tyre hodhi disa pako nga dritarja, te cilat me pas u gjeten dhe ishin doza kokaine.

Nga kontrolli personal doli se ata kishin me vete shume para qe nuk ishin ne gjendje t’i justifikonin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura