Ndjekja gjysmë ore e hajdutit zbuloi bandën që vidhte makina. Emrat

Feb 7, 2016 | 7:10
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Loja e fundit” dhe ka dokumentuar me prova ligjore veprimtarinë kriminale të një grupi të cilët grabisnin automjete.

Kjo vjen në vijim me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku u vu në pranga një 21-vjeçar, i quajtur Musa Xhauri, i cili u ndoq nga policia për 30 minuta dhe më pas u kap pasi u aksidentua në Kamzë.

12735827_1251175118229877_817390075_n

Njoftimi i Policisë:

Nga tërësia e veprimeve proceduriale rezultoi se përveç shtetasit Musa Xhauri i cili u arrestua në flagrancë ditën e djeshme, të dokumentohen me prova ligjore veprimtaria kriminale edhe e pjesëtari të dytë të grupit shtetasit: Sh.D.,vjec 21, lindur në Kukës dhe banues Durrës, i dënuar më parë për vjedhje, i cili u shpall në kërkim.

Si dhe po punohet për identifikimin e personit të tretë si pjesëtar i këtij grupi.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohen si autorë të disa vjedhjeve të mjeteve, vjedhje të dokumentuara me prova ligjore.

Konkretisht:

12665755_1251175104896545_1081789419_n

1. Ngjarja e datës 24.01.2016, ku këta shtetas në bashkepunim me njëri tjetrin kanë vjedhur gjatë natës në rrugën “Aleksandri i madh“ në afërsi të pallateve të kompleksit “Molla”, automjetin e markës Mercedes Benz Sprinter (Furgon), në pronësi të një firme për shitje të produkteve ushqimore.

2. Ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2015, ku këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë vjedhur në rrugën “Aleksandri i Madh“, automjetin i markes Mercedes Benz (sprinter), në pronësi të shtetasit I. H

12695909_1251175178229871_478420139_n 12736345_1251175138229875_375005609_n 12736330_1251175168229872_1826342962_n

3. Ngjarja më datë 10.02.2016, ku këta shtetas në bashkepunim me njeri tjetrin kanë vjedhur rreth orës 22.00 në parkingun pas Kasa Italia, mjetin Kamion i markes Benz Mercedez në pronesi të një firme.

4. Ngjarja më datë 12.02.2016, ku këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë vjedhur rreth orës 08.00 në rrugen “Aleksandri i Madh” Pallati “Molla”, automjetin e markes Ford Escort në perdorim të shtetasit S. M

5. Ngjarja më datë 12.02.2016 ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin në fshatin Marikaj kanë vjedhur autoveturen e markes Benz 250 në pronesi të shtetasit K.D

U bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i provave materiale: 1. Mjeti Kamion i markës Benz Mercedez me ngjyrë të zezë i modelit 817 me targa TR 2635 L i cili u gjet ne qytetin e Durrësit.

2. Autovetura e markës Benz 250 ngjyrë gri me targe DR 6369 C. Po punohet në drejtim të verifikimit të vendondodhjes dhe gjetjen e mjeteve të vjedhura.

Materialet e para proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të metejshme në lidhje me veprën penale të “Vjedhjes” në bashkepunim”, parashikuar nga neni 134/2 -25 i K.Penal, në ngarkim të shtetasve Musa Xhauri dhe Sh.D.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura