Ndizen tensionet/ Rusia ka gati hakmarrjen ndaj SHBA-së, ja çfarë njofton

Jun 19, 2018 | 20:09
SHPËRNDAJE

Moska ka gati hakmarrjen kunder SHBA-se. Deklaraten e forte e ka dhene ministri rus i Ekonomisë, Maksim Oreshkin, i cili ka thënë se Moska do të hakmerret kundër Shteteve të Bashkuara për tarifat e vëna në importet e çelikut dhe aluminit, raporton RT.

putin trump

“SHBA vazhdon të zbatojë masa mbrojtëse duke imponuar detyrime shtesë të importit për çelikun dhe aluminin dhe refuzon të japë kompensim për humbjet e Rusisë. Kjo është arsyeja pse Rusia po përdor të drejtat e OBT-së dhe futjen e masave balancuese në lidhje me importet nga Shtetet e Bashkuara”-, tha ai sot ne nje deklarate per mediat.

Reagimi vjen pasi SHBA kohët e fundit vendosi tarifa për çelikun dhe aluminin. Konkretisht, ka vënë tarifa 25 përqind në çelik dhe 10 përqind në alumin në muajin mars, duke cituar arsye të sigurisë kombëtare.

“Rusia është duke shfrytëzuar të drejtat e saj në Organizatën Botërore të Tregtisë andaj po prezanton masa balancuese në importet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara”, është cituar të ketë thënë ai.

Në maj, Rusia njoftoi OBT-në për masat e mundshme hakmarrëse në shumën prej 538 milionë dollarë – pikërisht shume e njëjtë me ate që humbet nga kufizimet e Amerikës.

Lista e detajuar e mallrave amerikane të prekura që vijnë në Rusi do të publikohen brenda disa ditëve të ardhshme.

Kina, Rusia, Japonia, India, Turqia dhe Bashkimi Europian kanë thënë të gjithë se nuk pajtohen me tarifat amerikane për çelikun dhe aluminin. Vendet e prekura thuhet se kërkojnë rimëkëmbjen financiare nëpërmjet OBT-së në shumën prej 3.5 miliardë dollarë në vit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura