Ndihmoi në zbulimin e skandalit në gjykatën e Pukës, lihet i lirë Pal Pjetri

Feb 27, 2015 | 16:50
SHPËRNDAJE

Siç mësohet, Gjykata e Shkodrës ka përjashtuar nga vuajtja e dënimit, Pjetrin, pasi më herët e kishte dënuar me 1 vit burg.

Pamjet e emisionit “Fiks Fare”

Por dënimi është rrëzuar për shkak të ndihmës që ai dha në zbardhjen e kësaj çështje.

Skandali në Gjykatën e Pukës u zbulua në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’, vitin e kaluar, ku u transmetua historia e një familje, 6 anëtarët e të cilës u arrestuan gjatë një proteste ndërsa mundën të liroheshin përmes një zinxhiri sekserësh , që kërkonin para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo u provua me zë edhe me figurë në materialet që përcolli për publikun ky emision.

Në këtë skandal u përfshinë 9 persona, ndërmjet tyre edhe Pëllumb Prençi, ish-drejtues i Prokurorisë Pukë dhe Shtjefen Lleshi, ish-ryetar i Gjykatës së Pukës.

Pjetri ka qëndruar në burg që në nisjen e proçesit gjyqësor.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura