Ndeshja me Turqinë, Hafizi: Mua donin të më shkarkonin, por i munda 4-1

Nov 9, 2017 | 13:24
SHPËRNDAJE

Në janar të vitit 1998, Astrit Hafizi ka drejtuar kuqezinjtë në miqësoren e fituar në transfretë 1-4. Ekskluzivisht për “Panorama Sport”, ish-trajneri i Kombëtares tregon prapaskenën si ishte përgatitur ajo ndeshje për ta shkarkuar, por triumfi i kuqezinjve shkarkoi teknikun turk. Hafizi analizon edhe zgjedhjet e Panuçit për këtë ndeshje testuese si dhe faktin e Kombëtares që grumbullohet larg vendit tonë dhe larg tifozërisë shqiptare.

hafizi

 

FITORJA 1-4 NË TURQI – “Kanë kaluar afro 20 vjet nga ajo miqësore. Një e veçantë e saj ka qenë për qëndrimin tim në Kombëtare, sikur ajo ishte përcaktuar jo me qëllimin e mirë. Ishte kundërshtar shumë i fortë. Për ne ishte miqësore luksi. Ideja e asaj ndeshjeje ishte bërë që të humbnim dhe unë detyrimisht të largohesha, meqë ishim edhe para fillimit të kualifikuesve”.

Turqi - Shqiperi

SFIDA – “E kam aprovuar ndeshjen me dëshirën më të madhe, sepse si trajner të vinte rrallë një kundërshtar i tillë. Ne shkuam, fituam dhe ishte ndeshje jashtëzakonisht e mirë. Ishte momenti që ekipi ynë po formohej.

Bogdani

E mora me sportivitet, kisha besim te skuadra. Ka qenë fitorja më e bukur për miqësoret, pasi atëherë kishim pak të tilla. Pas asaj ndeshjeje, turqit larguan trajnerin e tyre. Shkuam që të heqim trajnerin tonë dhe hoqëm të tyrin (qesh…). Diçka tjetër pozitive ishte aktivizimi i Lalës në Kombëtare, ku e provova për herë të parë dhe nuk doli më”.

EKIPI – “Ne po hapnim një faqe të re, një epokë të re pas përfundimit të kualifikueseve për “Francë 1998″. Ai sezon ishte për t’u konfirmuar, pasi vinte pas ndeshjes 4-3 me Gjermaninë dhe pas fitores ndaj Irlandës atje 0-1. Kishim dhënë disa shenja që Kombëtarja po merrte hov të mirë.Në edicionin e ri, kjo fitore me Turqinë i bëri lojtarët të kuptonin se diçka po ndodhte”.

Astrit Hafizi

Fitorja – “Krijuan besim, një lloj lidhjeje dhe miqësie mes tyre. Nuk kishim ardhjet nga Kosova, por ishin lojtarë të dalë nga akademitë tona dhe disa prej tyre luanin jashtë. Na vinte shumë mirë që përfaqësonim vendin dhe nuk kishte si të mos e tregonim ndaj Turqisë. Ishte bindja, shpirti, zemra dhe sakrifica që paraqitën lojtarët dhe na bënë të fitojmë. Janë gjëra që unë i ruaj në muzeun tim për ekipin kombëtar me nostalgji”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura