Ndërtesat e bardha, arkitektura e spitaleve në ekspozitë

Dec 16, 2015 | 13:46
SHPËRNDAJE

Ato janë nga ato ndërtesa, që gjithkush do të donte t’u rrinte larg, veçse halli të çon patjetër atje. Të bardha apo ngjyrë hiri, apo thjesht në tu llë, ato ndërtesa, sidomos në kohën e diktaturës, përcillnin një lloj trishtimi, jo vetëm për atë çka ishin, por edhe mënyrën se si ishin ndërtuar.

spitaleeeeeeeeeeeeeeeDeri më sot askush nuk është marrë me këtë të fundit, me arkitekturën e spitaleve në Shqipëri. Sot ato vijnë në një ekspozitë që hapet në Galerinë Kombëtare të Arteve, nën titullin “Ndërtesa të bardha”, si një tentativë për të kthyer vëmendjen në një kapitull të pashkruar të historisë së arkitekturës shqiptare; në trashëgiminë e realizmit socialist.

Duke hedhur vështrimin në një periudhë në të cilën është ndërtuar shumë dhe për të cilën është folur pak, si dhe duke vlerësuar të thyer tabunë e përballjes me historikun e zhvillimit të vendit gjatë komunizmit, synohet të evidentohen vlerat arkitektonike e ndërtimore të periudhës 1945 – 1990.

Nga ekspozita “Ndërtesa të bardha”
Nga ekspozita “Ndërtesa të bardha”

Sipas organizatorëve të ekspozitës, fragmentet nga arkitektura e spitaleve të paraqitura në këtë ekspozitë, janë pjesë e një mozaiku më të gjerë arkitektonik, social, kulturor dhe politik.

Nëpërmjet dokumentimit dhe njohjes së copëzave të këtij mozaiku, synohet të plotësohet gradualisht tabloja e një realiteti të mjegulluar, herë nga harresa dhe herë nga refuzimi i një të kaluare mbi të cilën mbështeten dhe zhvillohen strukturat e sotme urbane.

Vështrimi tipologjik i arkitekturës shqiptare, në periudhën 1945 – 1990, vjen si nismë për të njohur vetveten përmes arkitekturës dhe për të hedhur dritë mbi trashëgiminë e një periudhe me shumë hije.

Ky projekt u përgatit dhe u kurua nga Gjergj Islami, Gjergj Thomai, Marsida Tuxhari etj., me mbështetjen e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Ministrisë së Zhvillimit Urban, Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit, Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Galerisë Kombëtare të Arteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura