‘Nderim për Kajo Karafilin’/Historiani, thirrje kryebashkiakut: Ishte vrasës me pagesë, ekzekutoi patriotin e njohur. Tërhiqu sa je në kohë…

Jan 10, 2020 | 13:42
SHPËRNDAJE

Nje postim ne faqen zyrtare te Bashkise se Pogradecit, qe njofton detaje nga ceremonia perkujtimore per Kajo Karafilin, ka sjelle reagimin e forte te historianit Erald Kapri. pjimage (5)

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Kapri, i kerkon kryetarit te Bashkise Pogradec, te terhiqet sa eshte ne kohe, pasi nje ceremoni e tille eshte provokim i rende ndaj familjeve qe vuajten perndekje e persekutime.

Sipas Kaprit, kajo Karafili ishte krimineli i sprovuar lufte, vrasës me pagesë. “Para se ta bëjë këtë, duhet të reflektojë ndaj familjes së madhe kombëtare Starova. Në 1940, Kajo vrau në mes të qytetit patriotin e njohur Neki Starova”- shkruan ai.

Postimi i Erald Kaprit 

Kryetari i emëruar i Bashkisë së Pogradecit, po shkon përtej imagjinatës duke provokuar rëndë familjet që vuajtën gjysmë shekulli përndjekje e persekutime. Me një krenari gati kriminale, i nxitur nga injoranca, ka vendosur sot të bëjë ceremoni zyrtare ndaj një krimineli të sprovuar lufte, vrasësit me pagesë, Kajo Karafilit. Para se ta bëjë këtë, duhet të reflektojë ndaj familjes së madhe kombëtare Starova. Në 1940, Kajo vrau në mes të qytetit patriotin e njohur Neki Starova. Cila ishte arsyeja e kësaj vrasje z kryetar i emëruar?! Ky krim është shënjuar fort në memorien e çdo pogradecari. Shpjegoje pak në fjalimin që do mbash për fanatikët e diktaturës. Në 1940 nuk ishte krijuar partia dhe akoma rezistenca e organizuar. Ndaj, mjafton ky rast për t’u tërhequr sa je në kohë, ndryshe gjeje një justifikim për gjithë ato familje që kërkojnë ende drejtësi.

Postimi nga Bashkia Pogradec, per ceremonie perkujtimore

kajo karaifili

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura