Ndërhyrja për të goditur bandat e skafistëve, “ResaPubblica”: Sot shumë më e vështirë se si dikur me shqiptarët

Apr 21, 2015 | 12:40
SHPËRNDAJE

“Shekulli i ri dhe rënia e regjimeve autoritare rreth nesh, hapi dyert për eksodin që erdhi nga shpërbërja e regjimeve komuniste në Ballkan dhe tani nga rënia e diktaturave laike në Afrikën e Veriut. Shumë po tundohen për të miratuar të njëjtën politikë që lejoi kontrollin mbi eksodin nga porti i Vlorës në Shqipëri. Kur 20 vjet më parë filluan të arrinin ngarkesa me emigrantëve shqiptarë në brigjet tona dhe kur më vonë një anije u mbyt në ngushticën e Otrantos, sollën vënien në lëvizje të një policie ndërkombëtare, që çmontoi organizatat e trafikantëve në shtëpitë e tyre, raporton sot në një analizë të saj “ResaPubblica”.

Lajmi në median italiane

Sipas medias italiane nga pikëpamje të kundërta tani po mendohet e njëjta gjë. Matteo Salvini ishte i pari që tha se varkat duhet të fundosen, në portet e nisjes. 

“Kur shkuam në Shqipëri për të shkatërruar barkat në Vlorë, shqiptarët u detyruan të shikojnë prapa në tokën e tyre dhe të punojnë për ta bërë atë më mirë. Për të përmbushur të njëjtën gjë me eritreasit, somalezët dhe etiopianët është jashtëzakonisht më e vështirë”, shkruan media italiane, e cila shton se kryeministri Renzi është i rrethuar nga minoranca.

Një mijë emigrantë të vdekur në det janë të mjaftueshëm për të zgjuar institucionet evropiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura