Ndërgjegjësimi për vaksinim/ Rama publikon mesazhin aktorit Reshat Arbana: T’i mbrojmë ata që duam nga transmetimi i këtij virusi

Oct 27, 2021 | 8:18
SHPËRNDAJE

reshat arbana

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e aktorit Reshat Arbana për vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit.

Në mesazhin e tij, aktori shqiptar i bën apel qytetarëve që të mendojmë më shumë për mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore.

Ai thotë se së pari ne duhet të jemi të fortë dhe të shëndetshëm dhe së dyti të jemi të gëzuar dhe të lumtur. Arbana thotë se duhet të mbrojmë ata që duam nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm.

“Të mendojmë më shumë për mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore: Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm. Së dyti, të jemi të gëzuar e të lumtur. Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. T’i ruajmë e t’i mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm” – thuhet në mezazhin e aktorit.

reshatarbana

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura