Ndarja nga jeta e ish-deputetit demokrat, Basha: I pandarë në betejat e mëdha të PD

Aug 22, 2018 | 12:11
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka reaguar me nje mesazh prekes pas lajmit te dhimbshem per ndarjen nga jeta te Ismet Ferizajt, ish deputetit dhe themeluesit te PD-se ne Kavaje.

basha per magji

“I pandare ne cdo sfide e beteje nga kauzat e medha te PD, Ismet Ferizaj nderthurte vlerat me te larta patriotike me qendresen dhe kthjelltesine e mendimit intelektual”- shkruan Basha, teksa shpreh ngushellimet per familjen.

“Mendimet dhe lutjet e mija jane me familjaret dhe te afermit e tij qe percjellin sot njeriun e tyre te dashur. Per Partine Demokratike kontributi i tij mbetet i pashlyeshem dhe frymezues”- shkruan Basha.

Mesazhi i Bashes 

Me hidhërim ndava sot lajmin e ndarjes nga jeta te z. Ismet Ferizaj. Patriot i shpërngulur nga Kosova bashke me familjen e tij, i ndjekur nga regjimi komunist, ai ju bashkua qe ne fillim Partise Demokratike, si themelues e me pas deputet ne Kuvendin e Shqiperise. I pandare ne cdo sfide e beteje nga kauzat e medha te PD, Ismet Ferizaj nderthurte vlerat me te larta patriotike me qendresen dhe kthjelltesine e mendimit intelektual. Per kontributin e tij te shquar qyetar, politik dhe intelektual, Bashkia Kavaje e ka nderuar me titullin e larte “Qytetar Nderi”. Mendimet dhe lutjet e mija jane me familjaret dhe te afermit e tij qe percjellin sot njeriun e tyre te dashur. Per Partine Demokratike kontributi i tij mbetet i pashlyeshem dhe frymezues. U prehte ne paqen e Zotit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura