Ndarja nga jeta e Hajdaragës, Ruçi: Njëri i rrallë, kontribuoi si rrallëkush në të majtën shqiptare

Jul 30, 2018 | 13:55
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi me anë të një letre ka ngushëlluar për ndarjen nga jeta të Luan Hajdaragës.

Në letrën e tij Ruci shkruan se Hajdaraga ishte një njeri i rralla dhe kontribuoi si rrallëkush i të majtës.

“Luani, kolegu e miku im i shtrenjtë, i pazëvendësueshëm. Njeri i rrallë i arsimit, kulturës dhe interesit publik. Dha kontribut si rrallëkush për të majtën shqiptare. Luan Hajdaraga ishte një legjislator i talentuar, ministër i devotshëm, partner dinjitoz i aleatëve strategjikë, model për dituritë, energjitë dhe shpirtmadhësinë e tij”, shkruhet ndër të tjera në letrën e Ruçit.

LETRA E PLOTË

05cd2fd7-1c6f-43c0-89b4-d6a85948f834

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura