Ndarja nga jeta e Bahri Becit, Akademia e Shkencave: Ngushëllime familjarëve dhe të gjithë njohësve të veprave të tij! Ishte ndër gjuhëtarët më të shquar

Aug 21, 2023 | 17:02
SHPËRNDAJE

Akademia e Shkencave ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta e akademikut Bahri Becit, ku me një mesazh ngushëllimi në ‘Facebook’ shkruan se ky i fundit ishte ndër gjuhëtarët më të shquar në fushën e studimeve albanologjike në vendin tonë por jo vetëm.

download

Në postim theksohet se “Si studiues në gjuhësinë ballkanologjike Bahri Beci ka lënë gjurmë me kontributet për pozicionin e shqipes në lidhjen gjuhësore ndërballkanike. Akademik Bahri Beci bëri një punë të vyer edhe si hartues i teksteve shkollore për gramatikën e shqipes për të gjitha nivelet e sistemit shkollor në Kosovë dhe Shqipëri”.

Ndër të tjera, Akademia shton akademiku Beci ka kryer një punë të vyer edhe si hartues i teksteve shkollore për gramatikën e shqipes për të gjitha nivelet e sistemit shkollor në Kosovë dhe Shqipëri.

Postimi i plotë:

Telegram ngushëllimi Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe dhe Arteve të Kosovës  i dërgon një telegram ngushullimi Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me rastin e ndarjes nga jeta të akademik Bahri Becit.

#ASHAK

#ASHSH

Të nderuar miq dhe kolegë,

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Bahri Becit, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, njërit nga gjuhëtarët e shquar të studimeve albanologjike në Shqipëri, në Kosovë dhe më gjerë.  Akademik Bahri Beci me studimet e tij dhe me punën drejtuese në institucionet e larta të shkencës në Shqipëri dha një kontribut të çmuar dhe la gjurmë të pashlyera në të gjitha fushat e veprimtarisë dhe të aktivitetit shkencor e studimor, veçmas në studimet dialektologjike të shqipes, të fonetikës, të historisë dhe të gramatikës. Studimet e tij të strukturës dialektore të gjuhës shqipe, të nyjëtimeve dhe varieteteve dialektore, të historisë së formimit të dialekteve të shqipes, pastaj të fonetikës eksperimentale dhe të shqipes standarde qëndrojnë në themelet e studimeve gjuhësore albanologjike dhe e bëjnë atë njërin nga gjuhëtarët më me ndikim të gjeneratës së tij. Si studiues në gjuhësinë ballkanologjike Bahri Beci ka lënë gjurmë me kontributet për pozicionin e shqipes në lidhjen gjuhësore ndërballkanike. Akademik Bahri Beci bëri një punë të vyer edhe si hartues i teksteve shkollore për gramatikën e shqipes për të gjitha nivelet e sistemit shkollor në Kosovë dhe Shqipëri.

Me këtë rast, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës u shpreh ngushëllime të thella familjes e të afërmve të akademik Bahri Becit, anëtarëve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, bashkëpunëtorëve të shumtë dhe të gjithë studiuesve dhe njohësve të veprës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura