Ndarja nga jeta e Agim Krajkës/ Rama: Spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë në atmosferën e rëndë të marsheve komuniste

Mar 3, 2021 | 18:29
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se kompozitori i njohur Agim Krajka spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë në atmosferën e rëndë të marsheve komuniste dhe me variacione marramendëse në skenat e këngës popullore.

156227640_10158594581481523_7963615747519433959_n

Ndërsa Krajka u përcoll për në banesën e fundit, kryeministri thotë se nuk beson të ketë pasur kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa ai në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e telefon,

Reagimi:

Agim Krajka që në sytë tanë i dha emrin e tij firzamonikës, iku sot në banesën e fundit.

Dibran nga rrënjët por dritën e diellit e pa në Kavajë, 84 vjet më parë, me firzamonikën e të atit pranë djepit.

Ajo firzamonikë e pandarë nga kraharori u bë e pandashme nga personaliteti i tij krijues, i cili spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë në atmosferën e rëndë të marsheve komuniste dhe me variacione marramendëse në skenat e këngës popullore.

Nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa Agim Krajka në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e as telefon inteligjent, po nuk besoj të këtë ndonjë nga banorët e asaj bote që sot nuk ka ndjerë një therje në zemër për shuarjen e burimit të atyre fishkëllimave.

U prehtë në paqe?

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura