Ndarja e re e territorit, Artan Fuga: Si ja rihypi përsëri qytetari fshatarit

May 6, 2015 | 7:50
SHPËRNDAJE

Akademiku Artan Fuga ka komentuar reformën e ndarjes së re të territorit, duke thënë se “qytetari perseri ja mori pushtetin fshatarit si ne kohen moniste”. Për Fugën mjafton të shihen “kandidatet si flasin vetem per rregullimin e qytetit dhe nuk e zene ne goje fare fshatin dhe problemet e tij”.

Artan Fuga

Ja postimi i Fugës në rrjetin social Facebook:

“Si ja rihypi perseri qytetari fshatarit. 
———————————————–

Tani qe bashkite e qyteteve zoterojne edhe hapesiren rurale, pra qe shtresa e privilegjuar partiako-burokratike ja hypi siper elites ruralo-klanike, ku qytetari perseri ja mori pushtetin fshatarit si ne kohen moniste, shihini kandidatet si flasin vetem per rregullimin e qytetit dhe nuk e zene ne goje fare fshatin dhe problemet e tij.

As i njohin, as duan t’i degjojne…

Keshtu do te shperndahen edhe fondet tani, gjithcka per qendrat e qyteteve, per industrine e ndertimit, pjesa tjeter e territorit le te puthet me Milon…

Kjo nuk do te kete ngjyrime politike.

Sa gjynah…”, shkruan Fuga në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura