Ndalohen dy kushërinj shqiptarë në Itali, i dyshuar për vrasje iu arratis policisë

Oct 18, 2017 | 17:15
SHPËRNDAJE

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane pasi akuzohen si autorë të 30 vjedhjeve në zonën e Villa Fastiggi.

af-francesca3

Mësohet se shqiptarët rezultojnë persona me të kaluar kriminale, si dhe janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Në natën e 6 tetor 2017, ushtarë të stacionit Borgo Santa Maria kanë pikasuar të dyshuarin për vrasje L.F, shqiptar 25 vjeçar, banues në Cattolica, si autori i vjedhjeve të vazhdueshme në Villa Fastiggi.

Por ky nuk ishte i vetë, ai bashkëpunonte me kushëririn e tij me inicialet V.A, 22-vjeç.

Policia gjate hetimeve ka mbledhur prova të mjaftueshme për të fajësuar dy kushërinjtë të cilët kishin plaçkitur shtëpi duke hyrë përmes dyerve dhe dritareve. Ata i kryenin vjedhjet natën kur qytetarët ishin në gjumë.

Por, shqiptari me inicialet L.F në momenti kur është pikasur nga policia është arratisur.

Por, menjëherë policia ka dhëne alarmin për një kontroll të rreptë në të gjitha portet qendrore të Italisë. Kështu zyra e policisë ka vënë re se shtetasi shqiptar më 14 tetor, kishin rezervuar një biletë për tragetin e pasdites i cili do të nisej nga Ankona për në Durrës. Menjëherë janë njoftuar efektivet të cilët kanë arritur në portin e Ankonës, ku aty bënë të mundur dhe arrestimin e shqiptarit.

Ai në këtë mënyrë do të arratisej për në Shqipëri ku do të udhëtonte i sigurt me traget. Por, policia pasi e kapi e ka marrë dhe e ka dërguar në burgun e Monteacuto të Ankonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura