“Ndalo pushtimin menjëherë”- Kancelari gjerman 1 orë bisedë telefonike me Putin. Për çfarë ranë dakord Scholz dhe presidenti rus

Mar 4, 2022 | 16:00
SHPËRNDAJE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka zhvilluar një bisedë telefonike, që ka zgjatur 1 orë, me presidentin rus, Vladimir Putin.

Olaf Scholz Putin 2

Gjatë bashkëbisedimit, mësohet se Scholz i ka kërkuar Putin që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvillohen luftime.

Gjatë bisedës një-orëshe, liderët ranë dakord që të zhvillojnë së shpejti bisedime të mëtejshme, shtoi zëdhënësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura