Ndahet një tjetër çift i famshëm i showbizz/ Prezantuesja i jep fund martesës me biznesmenin pas 10 vitesh së bashku

Jan 18, 2022 | 16:37
SHPËRNDAJE

Dukej sikur do zgjaste përgjithmonë, por martesa e Michelle Hunziker dhe Tomaso Trussarsi nuk ka pasur një fund të lumtur. Pas 10 vitesh së bashku, çifti të cilët janë prindër të dy vajzave, janë ndarë.

Michelle Hunziker Tomaso Trussardi

“Pas 10 vitesh së bashku, planet e jetës sonë ndryshuar”, deklaroi showgirl argjentinas për agjencinë e lajmeve Ansa.

Modelja dhe sipërmarrësi janë të përkushtuar në rritjen e vajzave të tyre.

126619838_1321748808166064_502114756948018714_n

“Jemi të përkushtuar në rritjen e vajzave tona të mrekullueshme me dashuri. S’do ketë komente të mëtejshme rreth jetës sonë private”, thanë ish-çifi.

44-vjeçarja dhe biznesmeni 6 vite më i vogël u lidhën në 2011 dhe u martuan në 2014. Ata konsideroheshin një nga çiftet më të bukura dhe askush s’mund ta imagjinonte se do të ndaheshin.

Michelle Hunziker Tomaso Trussardi  (2)

Kohët e fundit qarkulluan thashetheme për ndarjen e tyre dhe prezantuesja zvicerane nuk postonte më në rrjetet sociale foto me Tomaso Trussarsi.

Por jo vetëm, ata i kaluan pushimet e Krishtlindjeve të ndarë dhe kjo s’kishte ndodhur më parë.

Michelle Hunziker Tomaso Trussardi  (1)

Ndërkohë vitit 2022 ka filluar me ndarje për disa nga çiftet më të famshëm të showbizz. Vetëm pak ditë më parë Jason Momoa dhe Lisa Bonet i thanë lamtumirë njëri-tjetrit pas 16 vitesh së bashku.

Më pas ishte Belen Rodriguez që konfirmoi përfundimin e lidhjes me Antonino Spinalbese. Dhe tani Michelle Hunziker. Dashuria zgjat përgjithmonë? Për shumë yje, mesa duket jo.

 /Panoramaplus.al

Michelle Hunziker Tomaso Trussardi  (9) Michelle Hunziker Tomaso Trussardi  (7) Michelle Hunziker Tomaso Trussardi  (8) Michelle Hunziker Tomaso Trussardi  (6) Michelle Hunziker Tomaso Trussardi  (5) Michelle Hunziker Tomaso Trussardi  (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura