Ndahet nga jeta piktorja Safo Marko

Aug 27, 2012 | 10:51
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ndahet nga jeta piktorja Safo Marko, bashkeshortja e shkrimtarit Petro Marko. Piktorja u nda nga jeta ne moshen  87 vjecare, pas nje semundjeje te rende.

Percjellja per ne banesen e fundit behet sot ne mesdite, ne oren 13.00. Ajo lindi ne Selanik në 28 mars 1925 dhe shume shpejt u shqua per krijimtarine e saj ne pikture, ku zuri një vend të rëndësishëm në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në historinë e artit shqiptar.

Krijimtaria e periudhës së parë është nga më të njohurat në fushën e ilustrimit në botimet letrare dhe akademike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura