Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane Claudio Lolli

Aug 17, 2018 | 23:02
SHPËRNDAJE

Claudio Lolli një nga kantautorët simbol të skenës italiane të viteve 70’ Claudio Lolli u nda nga jeta sot, në moshën 68-vjeçare.

Claudio Lolli

Lajmi bëhet i ditur nga mediat që shkruajë se Lolli u shua pas betejës së gjatë me një sëmundje të rëndë.Claudio Lolli 1

 

Ai lindi në Bolonja në vitin 1950 dhe u soll në botën e muzikës nga një tjetër legjendë e muzikës italiane Francesco Guccini. Stili i tij u bë menjëherë i njohur, simbol i pakënaqësisë më të thellë dhe letrare të këngës politike pas viteve’68.

Kantautor, poete shkrimtar, në harkun e 30 viteve, Lolli diti të trajtojë tema të ndryshme, nga politika te miqësia, nga dhimbja te krizat sociale e kulturore, duke krijuar pak u shumë një kult nëntokësor fansash e të apsionuarish që e ndoqën me përkushtim.

Pas vitesh pauzë në muzikë, në vitin 2017 fitoi çmimin ‘Targa Tenco” në kategorinë “Albumi më i mirë i vitit” me albumin e tij “Il grande freddo”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura