Natë ëndrrash për Kristjan Asllanin, bëhet futbollisti i dytë i Kombëtares që fiton titullin kampion në Serinë A

Apr 22, 2024 | 23:07
SHPËRNDAJE

Kristjan Asllani sot ka bërë realitet ëndrrën e fëmijërisë. Futbollist i Kombëtares shqiptare të futbollit është shpallur kampion me Interin, duke qenë protagonist në suksesin e zikatlrëve, me të cilët është tifoz që i vogël.

WhatsApp-Image-2024-03-05-at-10.40.24

Suksesi i Asllanit është shumë i veçantë, pasi ai bëhet futbollist i dytë i kombëtares shqiptare të futbollit që fiton titullin kampion në Serinë A.

Më parë, atë e kishte fituar Xhakomo Vrioni me Juventusin në vitin 2020. Por për Asllanin, ky trofe vjen pas një sezoni si protagonist, ndryshe nga sulmuesi i cili ishte pjesë e skuadrës së rezervave bardhezi dhe luajti vetëm 1 ndeshje.

Kurse për Asllanin, e sotmja ishte ndeshja e 19 e sezonit, në të cilin ka shënuar edhe një gol e dhënë 2 asiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura