Nano: Nëse përgjimet janë të vërteta, Xhafaj duhet të japë dorëheqjen si akt moral, por nëse…

May 14, 2018 | 23:00
SHPËRNDAJE

Analisti Mustafa Nano, i ftuar sot në emisionin Opinion në Tv Klan, është shprehur se nëse përgjimet janë të vërteta duhet të jap dorëheqje si një akt moral.

Ai tha se nëse nuk janë të vërteta duhet që të merret prokuroria me këtë çështje.

nano

“Dhe nëse ai e njeh këtë situatë, duhet të dali dhe të bëj lanet vëllain. Ky ka përgjegjësi morale. Vëllai i vet dhe nga gjuha që përdor duket që është një njeri banal. Nëse kjo është e vërtetë dhe është bërë këto kohë, Xhafaj duhet të jap dorëheqjen. Si do qoftë, këto janë interpretime, dhe duhet ta bëj Xhafa, dhe nëse është e vërtetë dhe pas saj nuk ka qëllim që të qëndrojë më shumë. Por nëse nuk është e vërtetë kjo pastaj është një histori tjetër që duhet të zgjidhet sa ëmë shpejt nga Prokuroria.”, ishte kjo deklarata e analistit Mustafa Nano.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura